LAJMI I FUNDIT:

Plagosi ish-të dashurën, kapet 28-vjeçari

Plagosi ish-të dashurën, kapet 28-vjeçari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi plagosi ish-të dashurën.

Gjatë një debati të ashpër të zhvilluar me një 22-vjeçare me origjinë nga Jugosllavia, e cila ishte ish-e dashura e tij, 28-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka thyer një shishe dhe më pas ka qëlluar vajzën në qafë, raporton NOA.

Policia ka mundur të ndalojë menjëherë shqiptarin, i cili dyshohet se ka plagosur ish-të dashurën pas ndarjes, që ishte kërkuar nga 22-vjeçarja.


E plagosura është dërguar në spital dhe po mjekohet, ndërsa shqiptari është arrestuar. /Telegrafi/