LAJMI I FUNDIT:

Vdekje aksidentale në Prishtinë

Vdekje aksidentale në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi një shtëpi në Prishtinë është kapluar nga zjarri dhe si pasojë ka vdekur një person.

Ngjarja mësohet ka ndodhur më të enjten, ndërsa sipas Policisë Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe pas lokalizimit të zjarrit kanë vërejtur një trup të pajetë.

“Raportohet se një shtëpi pronë e një mashkulli K/Shqiptar është kapluar nga zjarri. Sipas dëshmitarëve viktima është femër K/Shqiptare dhe është e sëmurë mentalisht. Mjeku kujdestarë ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/