LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet misteri: Ja pse banorët e fshatit Kalach flinin me ditë të tëra (Foto/Video)

Zgjidhet misteri: Ja pse banorët e fshatit Kalach flinin me ditë të tëra (Foto/Video)

Misteri i “fshatit të mallkuar”, një sëmundje që ka lidhje me gjumin po i bën njerëzit të bien pa ndjenja për ditë të tëra, derisa pensionistët dhe burrat kanë kërkesa të mëdha për seks.

Për tri vite banorët e fshatit Kalach të Kazakistanit ndryshe i njohur si “shpella e gjumit”, kishin qenë të hutuar për faktin se nuk e dinin se çfarë po i bën ata të flenë për ditë të tëra.

Halucinacionet e çuditshme të manifestuara sidomos tek fëmijët, e kishin bërë një vajzë të shoh elefantit duke fluturuar mbi nënën e saj, derisa një djalosh kishte parë kuajt me një bri duke u sorollatur rreth kokës së tij.

Thuhet se burrat zakonisht zgjohen nga gjumi pas një jave e 12 orëve duke kërkuar seks, gjë që po i skuq tej mase infermieret të cilat merren me shërimin e tyre. Por kjo gjendje e burrave të këtij fshati shpesh po i bënë mjekët të qeshin, transmeton lajmi.net.


Por edhe pse efektet anësore përfshijnë kokëdhimbjen, humbje të kujtesës, ky mister që ka prekur mbi 160 fshatar që nga vitit 2012, më në fund është zbuluar.

Fajtori kryesor për gjitha këto anomali, është një minierë e uraniumit e ndërtuar në afërsi të fshatit në kohën e Bashkimit Sovjetik, që ka gjeneruar nivel të lart të monoksidit të karbonit duke helmuar kështu fshatarët.

Duke përshëndetur zbulimin e madh, nënkryetari kazak, Berdybek Saparbayev ka deklaruar për “MailOnline”, se shkaqet e sëmundjes së çuditshme janë zbuluar.

“Pas kryerjes së shumë testeve mjekësorë, hulumtuesit kanë konstatuar se monoksidi i karbonit është shkaktari kryesor që vente në gjumë fshatarët e Kalachi”, ka shtuar Saparbayev.

Në trend Fun

Më shumë
Arkeologët zbulojnë një helmetë bronzi 2,300 vjeçare në Poloni

Arkeologët zbulojnë një helmetë bronzi 2,300 vjeçare në Poloni

Interesante
Burri feston ditëlindjen i rrethuar nga pitonë masiv, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Burri feston ditëlindjen i rrethuar nga pitonë masiv, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fun
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Kalo në kategori