LAJMI I FUNDIT:

Dy vjeçarja që përqafon gjarpërin gjigant

Dy vjeçarja që përqafon gjarpërin gjigant

Ai është një nga grabitqarët më vdekjeprurës në botë dhe mund të gëlltisë lehtësisht një fëmijë të vogël, por vogëlushja Alisha-Mae nuk ka fare frikë nga pitoni 4 metra i gjatë, që mbështillet rreth saj.

Vogëlushja 2-vjeçare e përqafon dhe e përkëdhel gjarprin gjigant, ndërsa prindërit e saj duket të jenë shumë të lumtur për këtë.

Pitoni, i cili i mbyt viktimat e tij deri në vdekje përpara se t’i gllabërojë, është si një pjesëtar i familjes për Rob Cowan dhe të fejuarën e tij, Stacey.

Në të vërtetë, çifti anglez ka 19 gjarpërinj, nga të cilët pitoni gjigant, i quajtur Austin është më i madhi. Dhe pikërisht me pitonin, vajza dy-vjeçare ka një lidhje të veçantë. E çuditshme, apo jo?!