LAJMI I FUNDIT:

E çuditshme: Kishin vendosur kamerë të fshehtë në tualetin e një kafeneje (Video)

E çuditshme: Kishin vendosur kamerë të fshehtë në tualetin e një kafeneje (Video)

Në tualetin e një kafeneje Starbucks në Kaliforni të SHBA-ve, një djalosh pesëvjeçar ka gjetur një kamerë të vendosur aty, teksa ishte duke qëndruar më nënë e tij.

Derisa nëna e tij ishte duke u pastruar, ai ka gjetur kamerën e mbështjellë me letër higjienike, poshtë lavamanit, që ishte duke regjistruar, transmeton Telegrafi.

Gruaja e cila nuk e kishte ditur se po regjistrohen lëvizjet e saj, i ka njoftuar menjëherë punonjësit e lokalit.

Ata e kanë fikur kamerën dhe e kanë njoftuar Policinë.


Nuk dihet për sa kohë të gjatë ka regjistruar kjo kamerë, apo nëse ka qenë e lidhur me ndonjë shërbim në internet. /Telegrafi/