LAJMI I FUNDIT:

Shkopinjtë për “selfie”, edhe për t’i zënë hajnat e xhepave (Video)

Shkopinjtë për “selfie”, edhe për t’i zënë hajnat e xhepave (Video)

Kohëve të fundit, shkopinjtë manovrues, që shfrytëzohen për të bërë “selfie” janë bërë neveritës dhe të padurueshëm - në disa vende edhe të ndaluar.

Por, këto pajisje për fotografim, po del të jenë të mira për të zënë kriminelët, transmeton Telegrafi.

Video e bërë pikërisht me një shkop të tillë, e ka zënë një mashkull, i cili mundohej të vidhte xhepat e njerëzve.

Regjistrimi që është bërë në Ekuador, është parë mbi njëqind mijë herë dhe besohet se do të ndihmojë të identifikohen dhe zihen keqbërësit. /Telegrafi/