Tregimi prekës flet për dy vëllezër të cilët kishin pasur mosmarrëveshje dhe grindje, derisa nuk ishte paraqitur njeriu që i kishte befasuar.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një rrëfim i shkurtër me një mesazh që të bën të mendoni dy herë, përpara se të vendosni të hidhëroheni me dikë, transmeton Telegrafi.
“Kishin qenë dy vëllezër të cilët jetonin afër njëri-tjetrit. Në 40 vitet e fundit, kjo kishte qenë zënka e parë e tyre. Në 40 vite ata kishin qenë njëri afër tjetrit, edhe duke u ndihmuar ndërmjet vete.
Megjithatë, në një moment, edhe kësaj gjëje i kishte ardhur “fundi”. Gjithçka kishte filluar nga një mosmarrëveshje e cila kishte çuar deri tek një grindje e madhe, me fjalë të rënda – ku si pasojë edhe nuk kishin folur ndërmjet vete, për një kohë të gjatë.
Një mëngjes, dikush kishte trokitur në derën e vëllait të madh. Ai e kishte hapur derën dhe kishte parë një burrë me mjete zdrukthëtarie.
“Kërkoj punë. Ndoshta në fermën tuaj mund të bëjë ndonjë punë të nevojshme për ju”, kishte pyetur burri në fjalë.
“Po”, ia kthen vëllai i madh. “E di se çfarë mund të bësh për mua. A po e sheh atë shtëpinë në anën tjetër të lumit? Atje jeton fqinji im, në të vërtetë vëllai im. Kemi pasur një livadh këtu dhe ai, prej lumit deri këtu e ka hapur një kanal dhe këtu është bërë si përrua. Unë dua t’ia kthej po në të njëjtën mënyrë – madje më keq. Dua të më bëni një mur dy metra të lartë në mënyrë që mos ta shohë as atë e as shtëpinë e tij”.
“E kam të qartë”, ia kishte kthyer marangozi.
Vëllai i vjetër kishte shkuar në qytet, duke i lënë marangozit të gjitha që i nevojiteshin.
Dhe kur ishte kthyer vëllai i madh, marangozi kishte përfunduar punën, me të cilën ai kishte mbetur i habitur.
Marangozi kishte ndërtuar një urë e cila lidhte dy brigjet e përroit.
Dhe, duke menduar se këtë gjë e kishte bërë vëllai i tij, vëllai i vogël ishte afruar tek ura dhe i kishte thënë: “Je njeri shumë i mirë pasi ke bërë këtë urë, me gjithë fjalët e rënda që t’i kam thënë”. Dhe kështu ata kishin vazhduar gjithmonë e më shumë duke afruar përsëri.
Dhe për t’i vënë kapakun gjithë kësaj pune, marangozi, ndonëse i ishte bërë ofertë për të qëndruar për të punuar tek vëllezërit, ai nuk kishte pranuar.
“Kam për të bërë edhe shumë ura të tjera”, kishte thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t'i gjeni tre kameleonët e fshehur në enigmën sfiduese?
YouTuberi ndan historinë e tij të humbjes dramatike në peshë
Këtë rrëfim do ta lexoni për dy minuta, por do ta mbani mend përgjithmonë!
Situata kur fati nuk është në anën tuaj!
"Kujdesem për to sikur të jenë të vërteta", amerikanja habit me historinë e saj për kukullat
Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve