LAJMI I FUNDIT:

Bajram Gecaj: A edhe mua a?

Bajram Gecaj: A edhe mua a?

Menjëherë pasi është sulmuar me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes, zëvendësministri Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke i quajtur veprimet e VV-së “një praktikë e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste”.

Gecaj thotë se "keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste".

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:


"Si duket Vetëvendosja ka vendosur ta kaloi “kollin e keq” edhe në rastin tim. Keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste. Kjo ngjarje ndodhi pas një takimi pune që kishim me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë dhe deri sa pastaj po pinim nga një kafe. Këta anarkist kanë mund me veprimet e tyre të “plagosin” një anëtarë të lartë të koalicionit të tyre opozitar, Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili edhe duket më i befasuari në fotografinë e shpërndarë nga vet anarkistët" (sic.), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori