LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet bosi i kartelit kolumbian të drogës

Arrestohet bosi i kartelit kolumbian të drogës

Një shtetas kolumbian, i dyshuar si drejtuesi i një prej karteleve më të mëdha të drogës në vend, u arrestua ditën e martë në Panamanë fqinje.

I njohur shkurt si “Pichi”, keqbërësi akuzohet se drejton kartelin më të madh të drogës në qytetin e Medelinit, të bërë të famshëm për herë të parë në vitet 1980, prej aktivitetit të famëkeqit Pablo Escobar.

Arrestimi i tij u realizua pas bashkëpunimit të agjencive policore të disa shteteve amerikanojugore së bashku, transmeton TCH.


Midis akuzave të shumta që rëndojnë mbi “Pichin” janë edhe nëntë vrasje, për të cilat prokuroria pretendon se ka provuar përfshirjen e tij.

Vrasjet u motivuan nga rivaliteti midis karteleve të ndryshme të drogës. Ai besohet se është përgjegjës edhe për dhjetëra vrasje të tjera.

Karteli i Medelinit është një prej prodhuesve dhe eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në vend, që më pas transportohet në SHBA dhe Kanada nëpërmjet Meksikës.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, përgëzoi policinë panameze dhe konsideroi arrestimin e “bosit” si një “ditë të bekuar për kombin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori