LAJMI I FUNDIT:

Abbottabad, park argëtues aty ku u vra Bin Laden

Abbottabad, park argëtues aty ku u vra Bin Laden

Në qytetin pakistanez, ku Osama bin Laden u gjet dhe u vra nga forcat speciale amerikane, është duke u ndërtuar një park zbavitës, në përpjekje për të nxitur turizmin.

Parku nuk ka asnjë lidhje me ish-udhëheqësin e al-Qaeda-s, i cili u zbulua se jetonte në një bodrum në Abbottabad, gjatë vitit 2011.

Ai do të ketë një kopsht zoologjik, infrastrukturën e duhur për sportet e ujit, mini-golfin, ngjitjen nëpër shkëmbinj dhe “paragliding”, një lloj sporti ku një tendë e gjerë, që i ngjan parashutës, i bashkangjitet trupit të njeriut të lidhur, gjë që e lejon atë të lëvizë drejt një destinacioni tjetër, raporton Top Channel.


Zyrtarët e provincës Khyber Pakhtunkhwa thonë se parku do të kushtojë rreth 30 milionë dollarë dhe do të kërkojë rreth 5 vite për t’u ndërtuar.

“Qyteti zbavitës do të ndërtohet në hapësirën prej 20 hektarësh, gjatë fazës së parë, por më vonë do të zgjerohet në 200 hektarë”, tha Syed Aqil Shah, ministri i Turizmit i kësaj province, për agjencinë e lajmeve AFP.

Bodrumi, ku Bin Laden jetonte në Abbottabad, është shkatërruar tashmë dhe në atë vend do të nisin punimet për parkun zbavitës.

“Ky projekt nuk ka të bëjë fare me Osama bin Laden”, tha Shah, i cili shtoi: “Po punojmë për të promovuar turizmin dhe ambiente dëfryese”.

Abbottabad, i ndodhur në ultësirën e Himalajeve, rreth 120 km në veri të Islamabadit, ishte një qytet-garnizon anonim ushtarak, përpara se të vihej në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në 2011-n. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori