LAJMI I FUNDIT:

Australi, zjarrfikësit në garë me motin

Australi, zjarrfikësit në garë me motin

Zjarrfikësit në jug-lindje të Australisë po nxitojnë të vënë nën kontroll zjarret masive përpara se temperaturat të ngrihen dhe erërat të fillojnë sërish, derisa mbi 100 zjarre janë ende aktive dhe po djegin sipërfaqe të tëra në New South wells, duke rrafshuar rreth 300 mijë hektarë tokë.

Një zjarr ka rënë në afërsi të një ish-baze ushtarake në të cilën ndodhen bomba të pashpërthyera, bën të ditur BBC online.
Moti i ftohtë dhe me shi solli njëfarë lehtësimi, por parashikuesit paralajmërojnë për një valë të re të nxehti në fundjavë.

Temperaturat po ngrihen në Queensland, ku një sipërfaqe e gjerë me shkurre ndodhet nën zjarr, në Ishullin Brajbi, në veri të qytetit Brisban.


Ndërsa në New South Wells, autoritetet lokale thanë se ekipe zjarrfikësish kanë punuar për të përfituar nga moti i ftohtë i shoqëruar me shira.

“Kushtet e ftohta meteorologjike kanë ndihmuar zjarrfikësit në terren për të hyrë në zona të vështira dhe për të vënë nën kontroll disa vatra zjarresh”, ka thënë një drejtues lokale për ABC News, transmeton Tch.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të shfrytëzojmë këto kushte, por jemi të vetëdijshëm se në ditët e mbetura të javës i nxehti do të kthehet”, ka shtuar zyrtari.

Të paktën 17 zjarre vazhdojnë të jenë të paprekura në New South Wells, me rastet më të këqija që janë në qytetet Jas, Suseks Inlet dhe Kuma. /Telegrafi

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori