LAJMI I FUNDIT:

90 klube dhe 83 persona dyshohen në futbollin anglez për abuzime me fëmijë

90 klube dhe 83 persona dyshohen në futbollin anglez për abuzime me fëmijë

Policia britanike ka identifikuar 83 persona të botës së futbollit anglez të dyshuar për abuzime me fëmijët.

Lajmi u konfirmua nga Këshilli Kombëtar i Krerëve të Policisë në Britaninë e Madhe, sipas të cilit janë 98 klube të përfshira në këtë skandal të madh.

Ky këshill bëri të ditur gjithashtu se 98% e personave që kanë pësuar abuzimet janë meshkuj të moshës nga 7 deri në 20 vjeç.


Ai që është ngarkuar për mbrojtjen e minorenëve nga ky këshill është Simon Bailey, i cili bëri të ditur se po merren masat e duhura për këtë çështje, në mënyrë që hetimet e kryera të jenë sa më efektive, transmeton tch.

Ai shtoi se ky këshill është në kontakte të vazhdueshme me Federatën Angleze të Futbollit (FA) për të siguruar çdo informacion që do t’u duhet hetuesve.

Në të njëjtën kohë, Bailey bëri apel në drejtim të personave që kanë pësuar abuzime seksuale kur ishin fëmijë të mos ngurrojnë të bëjnë denoncimet e tyre.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë denoncuar abuzime seksuale nga trajnerë e anëtare të tjerë të klubeve britanike ka shkuar në 350 dhe ata janë të gjithë futbollistë profesionistë apo në provë.

I pari që e bëri një denoncim të tillë ishte ish-futbollisti i Sheffield, Andy Woodward, i cili u abuzua nga ish-trajneri Barry Bennell.

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori