LAJMI I FUNDIT:

5,279 raste aktive me coronavirus në Kosovë, infektologu Ramadani flet për variantin e ri

5,279 raste aktive me coronavirus në Kosovë, infektologu Ramadani flet për variantin e ri

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.


Ndryshe, varianti i ri i coronavirusit i cili është përhapur në disa vende të botës, dyshohet të ketë arritur edhe në vendin tonë, kjo për shkak se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të hënën i ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani.

Mirëpo, për infektologun Hamdi Ramadani, varianti i ri i coronavirusit nuk duhet të paraqes shqetësim tek qytetarët e vendit.

Ramadani për Telegrafin ka thënë se masat e ndërmarra deri më sot për coronavirusin duhet të jenë të njëjta edhe për variantin e ri të saj.

Infektologu Ramadani flet për variantin e ri të coronavirusit, thotë se nuk ka nevojë për shqetësim
Lexo po ashtu Infektologu Ramadani flet për variantin e ri të coronavirusit, thotë se nuk ka nevojë për shqetësim

“Nuk mendoj që ka ndonjë bazë ose arsye që të bëhet ndonjë shqetësim në opinionin publik, për shkak se masat rigoroze që duhet të merren është mbajtja e maskës, distanca sociale dhe përdorimi i higjienës, janë të ngjashme dhe më këtë formën e re. Mendoj që me fillimin e një vaksine në Kosovë, situata do të jetë më  e mirë në 100 ditët e ardhshme. Ende masat rigoroze anti-COVID duhet të jenë shtrënguese dhe jo relaksuese. Brenda 100 ditëshit duhet të përdoren këto masa”, ka thënë infektologu Ramadani.

Ai theksoi se nga aspekti mjekësor kjo formë e re e coronavirusit është prit, pasi siç shpjegoi Ramadani viruset respiratorë me kalimin e kohës marrin ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion.

“Ditët ose javët e fundit që është paraqit në opinionin publik një formë e re e coronavirusit, mirëpo në aspektin shkencor kjo çështje mendoj është prit pasi që  të gjitha llojet e viruseve, sidomos këto viruset respiratorë duke përfshirë edhe coronavirusin, me kalimin e kohës do të paraqiten ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion. Kjo është edhe për viruset sezonale të gripit. Kjo nuk është shumë për tu shqetësuar”, ka thënë ndër të tjera infektologu, Hamdi Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori