LAJMI I FUNDIT:

44.7 % e popullsisë, e punësuar në bujqësi

44.7 % e popullsisë, e punësuar në bujqësi

Sipas anketës së INSTAT-it, 44.7 për qind e të punësuarve janë në sektorin e bujqësisë, 11.7 për qind në tregti, 8.4 për qind në ndërtim dhe 7.1 për qind në industri

Pjesa dërrmuese e popullsisë në Shqipëri është e punësuar në sektorin e bujqësisë. Është ky një ndër përfundimet e Anketës së Forcave të Punës, zhvilluar nga Instituti i Statistikave. Nga anketa rezulton se 44.7 për qind e të punësuarve në vendin tonë janë në bujqësi.

Ndërkohë që të tjerë sektorë që janë burime të rëndësishme punësimi vlerësohen tregtia, ndërtimi dhe industria. “Struktura e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike tregon një përqendrim më të lartë të të punësuarve në: bujqësi me 44.7 për qind, në tregti me 11.7 për qind, në industrinë përpunuese me 7.1 për qind dhe në ndërtim me 8.4 për qind”,- theksohet në Anketën e Forcave të Punës të INSTAT-it.

Ndërsa struktura e punësimit sipas grup-profesioneve paraqet një përqendrim më të lartë të të punësuarve në grupin e madh “Punëtorë të kualifikuar të bujqësisë dhe peshkimit” me 43.5 për qind, pasuar nga grupi “Zejtarë dhe punëtorë të zanateve të ndryshme” me 10.6 për qind dhe grupi “Punëtorë të shërbimeve, shitblerjeve dhe dyqaneve”, me 9.9 për qind.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori