LAJMI I FUNDIT:

2013: Më shumë se 50.1 për qind e telefonave do të jenë të mençur

2013: Më shumë se 50.1 për qind e telefonave do të jenë të mençur

Numri i përgjithshëm i telefonave të mençur të shitur brenda 2013-tës do ta tejkalojë numrin e telefonave të thjeshtë për të parën herë në histori të industrisë, thuhet sipas një parashikimi të publikuar nga IDC.

Raporti i përvjetshëm i IDC, Worldwide Quarterly Mobile Phone Tracker thotë se gjatë këtij viti pritet që të shiten rreth 918.6 milionë telefona të mençur, ose 50.1 për qind e totalit të telefonave mobil të shitur gjatë vitit.

IDC thotë se parashikimi i saj është bazuar në rënien e çmimeve të telefonave të mençur, si dhe rritjen e kërkesës nga ana e konsumatorëve në mbarë botën.

Këtyre parashikimeve duhet shtuar edhe zgjerimin e rrjetit 4G në shumë vende, teknologji e cila do të ndikojë që 1.5 miliardë njerëz të kenë telefona të mençur deri në vitin 2017.


Në këtë mes, Kina pritet të bëhet lider botëror për nga numri i telefonave të shitur brenda 9 muajve të parë të vitit me 301.2 milionë telefona të mençur të shitur në mbarë vendin, ose përkthyer në përqindje rreth 32.8 për qind, krahasuar me SHBA-të e cila do të mbajë rreth 15 për qind. / Telegrafi /