LAJMI I FUNDIT:

15 OJQ shpallen përfitues të fondeve të BE-së

15 OJQ shpallen përfitues të fondeve të BE-së

Sot Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian shpalli pesëmbëdhjetë (15) përfituesit e rinj të dy programeve që përkrahin shoqërinë civile në Kosovë – Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe Instrumenti i ndihmës për para-anëtarësim (IPA).

Janë ofruar rreth 2.5 milionë euro për këto projekte. Ftesa e ardhshme e EIDHR-së për propozime do të shpallet në fillim të shkurtit 2010, duke i kombinuar fondet në dispozicion për 2009 dhe 2010.

Kjo ftesë e re paraqet mundësinë që organizatat e shoqërisë civile të marrin grante nga BE-ja për dy vitet e ardhshme. Kësaj here, projektet e përzgjedhura mund të financohen deri në 95 përqind.

Projektet e përzgjedhura në kuadër të EIDHR-së dhe IPA-së 2008 trajtojnë çështjet kyçe të shqetësimit për shoqërinë kosovare sikurse që janë: të drejtat e njerëzve me nevoja të veçanta, përkrahja e komunitetit dhe zhvillimi përmes kulturës, të drejtat e fëmijëve dhe e minoriteteve, fëmijët, ambienti, mundësitë e barabarta dhe shërbimet sociale.


Pesëmbëdhjetë përfituesit janë: Down Syndrome Association of Kosovo, NORMA, Kosovar Stability Initiative (Iniciativa Kosovare për Stabilitet), Centre for Visual Arts Media, Kosova Development Centre, Handicap Kosova, Kosovar Catholic Church Caritas, Center for Common Ground, Civil Rights Programme Kosovo, One to One Children’s Rights, SOS Kinderdorf, Handikos, Agroklina, Partners for Democratic Change International dhe Interkulturelles Zentrum.