LAJMI I FUNDIT:

100 bursa studimi për maturantët kosovarë

100 bursa studimi për maturantët kosovarë

Nga gjithsejtë 200 pjesëmarrësit e Prishtina Academy of Management, 100 prej tyre fitojnë bursa studimi. Pjesëmarrja e maturantëve në këtë program është falas. Përveç orientimit profesional për karrierë, maturantët kosovar tani e kanë edhe mundësinë e certifikimit pa pagesë në një program menaxhmenti e ndërmarrësie, si dhe mundësinë e përfitimit të bursave të plota të studimit për periudha prej 1 deri në 3 vjeçare.

Si organizatorë të Prishtina Academy of Management, projektit konkurrues i cili certifikon 200 maturantë kosovar në fushën e menaxhmentit, ndërmarrësisë dhe orientimit profesional në karrierë, Kolegji Universitar Universum dhe Oda Ekonomike Britaneze në Kosovë do t’i shpërblejnë 100 fituesit e parë të programit me bursa të plota dhe të pjesshme studimi.

“Përmes Prishtina Academy of Management, KU Universum në njërën anë ka për qëllim mbështetjen e më shumë se 200 maturantëve nga shkollat e mesme të Kosovës në fushën e menaxhmentit, dhe në anën tjetër identifikimin e maturantëve më të mirë në Kosovë, të cilët do t’i shpërblejë me bursa të plota dhe të pjesshme studimi”, tha Alejtin Berisha, Drejtor Ekzekutiv në Kolegjin Universitar Universum.

Dy studentët më të suksesshëm në program, fitojnë bursë të plotë studimi tre vjeçare dhe bursë studimi për shkollën verore një mujore në Chichester College të Anglisë. Në anën tjetër, gjashtë vendet e para shpërblehen me nga një vit bursë të plotë studimi në KU Universum, ndërsa katër vendet tjera në dhjetëshen e parë të fituesve shpërblehen me nga 50 për qind bursë studimi. Pjesa tjetër e fituesve të Prishtina Academy of Management mbështeten me 30, 20 dhe 10 për qind bursë.


Qëllimi i projektit është që t’i orientojë të gjithë maturantët pjesëmarrës në Prishtina Academy of Management për karrierën e tyre të ardhshme, si dhe t’i njoftojë ata me menaxhimin modern të organizatave profitabile dhe jo profitabile në Kosovë. Programi do të karakterizohen nga një frymë garuese dhe pjesëmarrësit do të vlerësohen me pikë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori