LAJMI I FUNDIT:

1 Maji, të festohet apo protestohet?!

1 Maji, të festohet apo protestohet?!

Një maji, kudo në botë njihet si festë e punëtorëve dhe tradicionalisht është festua në mënyra të ndryshme. Pra në shtete të ndryshme festohet apo protestohet. Me rastin e kësaj feste Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK) ka ngritur dilema nëse në kushtet dhe rrethanat në të cilat jeton dhe punon klasa punëtore në Kosovë këtij manifestimi për këtë vit, të festohet apo protestohet ?!

Bazuar në një njoftim zyrtar të KSLK-së nëse bazohemi në të parën nuk mund të themi se ka shumë hapësirë për festë dhe argëtim për faktin e pakontestueshëm se fatkeqësisht edhe këtë maj 2009, punëtorët kosovar e presin me shumë shqetësime e deri në përballjen me luftën për ekzistencë.

“Kur themi kështu bazohemi në shuam të dhëna nga informacione të besueshme mbi shkallën e lartë të varfërisë që sillet mes 30-40%. Me shkallë të varfërisë së skajshme prej mbi 15% me shkallë të lartë të papunësisë që sillet prej 40-50% ku për çdo vend pune konkurrojnë mesatarisht 55 të pa punë”.

Bazuar në po të njëjtin njoftim zyrtar realizimi i të ardhurave personale llogaritur shkallën e inflacionit nuk ka shënua rritje në asnjë sektor bile bazuar në shkallën e ngritjes së çmimeve kemi rënie të shkallës së pagave të punëtorëve.

“Injorimi dhe neglizhenca për realizimin e kërkesave të punëtorëve nga organet tona kompetente etj. Procesi i privatizimit dhe mos realizimi i 20% nga shitja, e mos të flasim për të drejtat tjera nga mjetet e 80% si pagat, kontestet e ndryshme gjyqësore, fitimi i humbur nga perioda diskriminuese 90-99”.

Tutje në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se sindikatat kanë organizua disa herë protesta dhe nga to është arritur pak.

“Protestat nuk mundën të bëjnë një jehon të madhe për shkak të mos koordinimit të punëve dhe mos bashkëpunimit ndërsindikal. Pra, ato për të protestuar duhet të organizohen ndryshe. Pra të shteren të gjitha mundësit e dialogut të mirëfilltë i cili parimisht duhet të prodhonte efekte,e më pas të veprohet me forma tjera të presionit sindikal”.

KSLK ka sqaruar se Sindikatat e Kosovës tani për tani do ta kenë shumë vështirë për ta“shkund” Qeverinë, meqë pushteti e ka kuptuar,, takatin sindikal,, andaj edhe nuk merret shume me sindikata,kuptohet veç premtimeve.

“Realisht deri me tani ende nuk kemi një përmirësim të dukshëm të gjendjes së punëtorëve në të gjitha fushat. Andaj, KSLK kërkon që e drejta e punëtorëve të jetë prioritet”. /Telegrafi/