LAJMI I FUNDIT:

​UNICEF: Asnjë fëmijë nuk duhet të neglizhohet, abuzohet apo shfrytëzohet

​UNICEF: Asnjë fëmijë nuk duhet të neglizhohet, abuzohet apo shfrytëzohet

Pas miratimit të Ligjit mbi Mbrojtjen e Fëmijëve nga Kuvendi i Kosovës, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin ka theksuar se ky është rezultat i avokimit te vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e institucioneve publike të Kosovës, deputetëve dhe partnerëve të UNICEF-it, miqve të fëmijëve.

Sipas tij UNICEF feston këtë hap të rëndësishëm duke përgëzuar deputetët e Kosovës të cilët ishin të bashkuar për të aprovuar Ligjin për mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.


Deklarata e plotë e shefit të zyrës së UNICEF në Kosovë:

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ky është rezultat i avokimit te vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e institucioneve publike të Kosovës, deputetëve dhe partnerëve të UNICEF-it – miqve të fëmijëve. Si një agjenci, misioni jetik i së cilës është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa dallim, UNICEF feston këtë hap të rëndësishëm duke përgëzuar deputetët e Kosovës të cilët ishin të bashkuar për të aprovuar Ligjin për mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.

Por çfarë ndodh pas kësaj? Për Rijadin, 14 vjeç me paralizë cerebrale, ose Dafinen, një vajzë 10 vjeçare që jeton në familje strehuese? Miratimi i këtij ligji është vetëm hapi i parë drejt një rruge që kërkon angazhim nga të gjithë, në mënyrë që Rijadi dhe Dafina të mbrohen dhe të mund të realizojnë potencialin e tyre të plotë. I bëjë thirrje shoqërisë civile, institucioneve dhe organizatave dhe agjencive ndërkombëtare që të punojnë ngushtë me komunitetin për të shpjeguar përfitimet që kanë fëmijët dhe prindërit e tyre nga ky ligj. Asnjë fëmijë nuk duhet të neglizhohet, abuzohet, shfrytëzohet dhe çdo fëmijë duhet të pajiset me kujdesin, shëndetin dhe mirëqenien e nevojshme, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Ne, si UNICEF, premtojmë se do të vazhdojmë mbështetjen e institucioneve të Kosovës për ta përkthyer këtë ligj në shërbime për fëmijët. UNICEF-i është i mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe do të avokojë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të tyre themelore dhe për të zgjeruar mundësitë e tyre për të arritur potencialin e tyre të plotë. UNICEF-i ne Kosovë synon të sigurojë që të gjithë fëmijët, pavarësisht nga përkatësia e tyre socio-ekonomike ose etnike, të kenë qasje në shërbime cilësore dhe miqësore dhe mundësi për t’i ndihmuar ata të mbijetojnë, të zhvilkohen dhe të arrijnë potencialin e tyre te plote dhe të bëhen qytetarë aktivë dhe përgjegjës të komunitetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori