LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja misterioze e adoleshentëve: Kishin shkuar në Washington për të marrë pjesë në garën e robotikës, kurse sot e gjithë Amerika është duke i kërkuar (Foto/Video)

Zhdukja misterioze e adoleshentëve: Kishin shkuar në Washington për të marrë pjesë në garën e robotikës, kurse sot e gjithë Amerika është duke i kërkuar (Foto/Video)

Gjashtë adoleshentë, pjesëtarë të ekipit të robotikës nga Burundi që kishin udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara si përfaqësues të vendit të tyre në garën që po mbahej në Washington, në ditën e fundit të tyre në këtë vend kishin mbledhur gjësendet e tyre dhe ishin zhdukur pa asnjë gjurmë, shkruan Guardian.

Gara ndërkombëtare në fushën e robotikës në Washington ishte pranë përfundimit kur u shfaq një problem. Fëmijët nga Burundi ishin zhdukur dhe askush nuk po i gjente, transmeton Telegrafi.


Lideri i ekipit kishte kontrolluar apartamentet ku kishin qëndruar gjashtë adoleshentët nga mosha 16 deri në 18 vjeç, por ata kishin paketuar gjësendet e tyre dhe ishin zhdukur. Lideri i ekipit besonte se ata kishin hipur në autobusin e gabuar.

Tani, policia pretendon se dy nga gjashtë garuesit janë parë duke kaluar kufirin dhe duke u futur në territorin e Kanadasë, dhe nuk ka dyshim se ata kanë ikur.

Organizatorët e garës gjatë të enjtes kanë njoftuar se zhdukja e tyre ndoshta është bërë me “vetë iniciativë”.

Anëtari i komunitetit të Burundit në SHBA, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë dyshimi se adoleshentët janë duke kërkuar azil, edhe pse ka pranuar në mënyrë indirekte se kishte ndonjë informacion lidhur me veprimin e tyre.

Policia e Washingtonit ka publikuar fotografitë e të zhdukurve, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për ata apo vendin ku i kanë parë për herë të fundit.

Don Ingabire (16) dhe Audrei Mvamikazi (17) herën e fundit janë parë duke kaluar vijën kufitare dhe duke u futur në territorin e Kanadasë, ka bërë të ditur zëdhënësja e policia Akuita Brown.

Ndërkaq, Marila Kabrera, zëdhënëse e departamentit për shtetësi dhe emigracion që pranon kërkesat për azil, nuk ka pranuar të flasë nëse këta të rinj kishin kërkuar azil. Gjithashtu edhe organet për emigracionit të Kanadasë, kanë refuzuar të flasin lidhur me zhdukjen e tyre.

Gara që ka për qëllim të inkurajoj të rinjtë që t’i përkushtohen karrierës në matematikë dhe shkencë, kishte bashkuar ekipet e adoleshentëve nga 150 vende të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori