LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone në plus 37 shtete

Windows Phone në plus 37 shtete

Microsoft ka njoftuar se është duke e zgjeruar dyqanin e saj të aplikacioneve Windows Phone Store edhe në 37 shtete të reja, duke e rrumbullakësuar numrin e shteteve në 112 në total.

Vendet e reja në të cilat platforma mobile e Microsoft do të jetë në dispozicion përfshin Angolën, Armeninë, Bangladeshin, Benin, Burkina Fason, Burundin, Kamerunin, Çadin, Kongon, Republikën Dominikane, El Salvadorin, Guinean, Haitin, Hondurasin, Keninë, Lihtenshtajnin, Madagaskarin, Malauin, Malejzinë, Malin, Mozambikun, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Paraguajin, Ruandën, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë dhe shumë vende tjera.

Më shumë detaje lidhur me platformën mobile të Microsoft, mund të gjenden në faqen zyrtare të kompanisë. / Telegrafi /