LAJMI I FUNDIT:

Vetëm qumështi i mjelë gjatë natës, ndihmon për gjumë më të mirë

Vetëm qumështi i mjelë gjatë natës, ndihmon për gjumë më të mirë

Një gotë me qumësht të ngrohtë, është e mrekullueshme për të fjetur mirë.

Por, studimi i ri zbulon se, qumështi ka përparësi që e ndihmon gjumin – vetëm nëse lopa është mjelë gjatë natës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se “qumështi i natës” përmban më shumë triptofan dhe melatoni, përbërës të vërtetuar që ndihmojnë gjumin dhe zvogëlojnë ankthin.


Trupi e shndërron tritofanin në serotonin – hormon natyral i trupit, që ju ndihmon për të fjetur.

Studimi i bërë nga Universiteti Sahmyook, në Seul të Koresë së Jugut, ku minjve laboratorik, i është dhënë qumësht pluhur, ka treguar për aftësitë e qumështit të mjelë gjatë natës.

Minjtë që kanë pirë qumështin e zakonshëm, kanë qenë më aktiv dhe nuk kanë bërë gjumë sa duhet.

Për dallim nga minjtë që kanë konsumuar qumësht të mjelë gjatë natës, të cilët kanë vlejtur më gjatë dhe më rehat, transmeton Telegrafi.