LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një shqiptar fiton bursën ‘Boris Trajkovski’, ndërsa 19 të tjerë janë maqedonas (Video)

Vetëm një shqiptar fiton bursën ‘Boris Trajkovski’, ndërsa 19 të tjerë janë maqedonas (Video)

Vetëm një shqiptar ka fituar bursën “Boris Trajkovski” për studime, për ciklin e dytë të programit MBA në Universitetin Shefild, për vitin akademik 2017/2018. Bursa kanë fituar 20 kandidatë.

Në konkurs gjithsej kanë konkuruar 68 kandidat dhe për ta pastaj ka vijuar procedura e selektimit dhe vlerësimit të kritereve që janë kërkuar, bashkangjitur edhe dokumentacionin. Në fund është bërë rangimi nga ana e përfaqëuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Kabinetit të Presidentit të RM-së dhe Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Shefild.


Kjo bursë përfshin studime postdiplomike dyvjeçare në Universitetin Shefild, nga Britania e Madhe, Kolegji City, i vendosur në Selanik të Greqisë.

Të pyetur në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se përse fitues i bursës është vetëm një shqiptarë, zëdhënësi Vlladimir Dellov u përgjigj se kandidat konkurent shqiptar kanë qenë vetëm 2 dhe kriteret i ka plotësuar vetëm njëri prej tyre.

“Në konkurs janë paraqitur 68 kandidat, prej të cilëve dy kandidat shqiptar dhe pas procedurës për vlersim, është bërë rangimi i kandidatëve. Zgjedhja e kandidatëve është bërë nga Komisioni i përbashkët i përbërë nga një përfaqësues i nënshkruesëve të Protokollit, në pajtueshmëri me kriteret, që janë kërkuar nga Universiteti i Shefildit”, raporton TV Shenja.

Kriteret që konkurentët është dashur t’i përmbushin për të fitur këtë bursë ishin: të kenë të mbaruar universitetin akademik, të ciklit të parë, me mesataren e arritur së paku 08:00, të kenë përvojë pune së paku tre vite, të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe të jenë të moshës mbi 24 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori