LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë garat ilegale me vetura (Video)

Vazhdojnë garat ilegale me vetura (Video)

Forcat e rendit në Toronto të Kanadasë, po përpiqen të ndalojnë garat ilegale me vetura, në të cilat ka raste vdekjesh dhe përplasjesh të rënda.

Organizatorët po shfrytëzojnë rrugët periferike, për të zhvilluar këto gara, transmeton Telegrafi. Hapësirat e pandriçuara dhe shtigjet jo të përshtatshme janë ndër faktorët që ndikojnë në daljen nga kontrolli dhe shkaktimin e aksidentit. Veturat jo adekuate, cilësitë e shoferit dhe mungesa e mjeteve mbrojtëse, janë shkaktarët tjerë të lëndimeve trupore.


Megjithëse paraqesin rrezik të lartë, është e pamundur të ndalohen ato, sepse gjithmonë shfrytëzohen vende të izoluara ku ia dalin të kryejnë garën tjetër. /Telegrafi/