Alergjitë janë sëmundje shumë të përhapura, me prevalencë në rritje. Për trajtimin e tyre përdoren medikamente të ndryshme, që janë efektive në reduktimin e simptomave, por nuk e trajtojnë shkakun bazë të alergjisë dhe nuk e parandalojnë përparimin e sëmundjes alergjike.
Dr. Valbona Gashi, PhD candidate
Alergo-Imunologe
Imunoterapia alergjen specifike, ose vaksina për alergji, për dallim nga trajtimet e tjera të sëmundjeve alergjike, trajton shkaktarin e problemit dhe jo vetëm simptomat si dhe efektet rezistojnë gjatë pasi trajtimi është ndërprerë.
Imunoterapia alergjen specifike është trajtimi i vetëm që mund të ndryshojë përgjigjen imunologjike ndaj shkaktarëve të alergjive dhe të ndryshojë kahjen e sëmundjeve alergjike.
Në cilat raste duhet të merret vaksina (imunoterapia alergjen specifike)?
Vaksina duhet të merret nga personat me:
– rinit alergjik,
– astmë alergjike,
– konjunktivit alergjik,si dhe
– alergji në bletë.
Është me efektive tek fëmijët dhe të rinjtë.
Nuk rekomandohen tek fëmijët nën moshën 6 vjeçare.
Vaksinat nuk përdoren për të trajtuar alergjitë ushqimore.
Aplikimi i vaksinave
Aplikimi i vaksinave bëhet me rrugë subkutane, në intervale të caktuara kohore, në doza të cilat rriten gradualisht, për një periudhë tre deri në pesë vjeçare.
Në kohën e aplikimit, pacienti duhet të jetë pa simptome akute të sëmundjes (simptome alergjike-rinit alergjik, konjuktivit alergjik apo të ftohjes), dhe në veçanti pa simptome të astmës.
Pacientët ditën e marrjes së vaksinës duhet tu shmangen aktiviteteve te fuqishme, pijeve alkoolike, hyrjes në saunë, tushit te nxehtë.
Përfitimet nga vaksina
– Parandalon fillimin e sensibilizimeve të reja (alergjive të reja).
– Parandalon zhvillimin e astmës tek personat me rinit alergjik.
– Përmirëson simptomat dhe zvogëlon nevojën për barna simptomatike tek riniti alergjik dhe astma.
– Është i vetmi trajtim që trajton shkakun.
Trajtimi me vaksina duhet të fillojë sa më herët që të jetë e mundur, në fazat më të hershme të sëmundjes, me qëllimin kryesor-parandalimin e zhvillimit të alergjive të tjera dhe fillimin e astmës.
A ka ndonjë rrezik nga vaksina?
Reaksionet serioze në vaksina janë të rralla. Kur ato shfaqen, kërkojnë vëmendje mjekësore të menjëhershme. Në vendin e injektimit reaksioni tipik është skuqje dhe ënjtje. Kjo mund të ndodhë menjëherë ose disa orë pas trajtimit.
Në disa raste, mund të shfaqen simptome alergjike të theksuara sikurse teshtima, kongjestion nazal ose urtikarie.
Simptomat e reaksionit anafillaktik mund të përfshijnë ënjte në fyt, fishkëllima ose shtrëngim gjoksi dhe marramendje.
Reaksionet më serioze zhvillohen brenda 30 min. të injektimit të vaksinës. Kjo është arsyeja pse kërkohet 30 min. të përcillet pacienti pas dhënies së vaksinës.
Vaksinat e tilla kundër alergjisë jepen edhe në Spitalin Amerikan, me një kosto shumë të ulët, madje sipas statistikave kostoja është më e ulëta në rajon.
Vaksinat Imonoterapike, apo të njohura si vaksinat kundër alergjisë në Spitalin Amerikan vijnë nga Gjermania. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre