Me realizimin e ngadalshëm të ushtrimeve, pa lëvizje të shpejta, arrihen shumë rezultate të mira. Gjashtë ushtrime efikase, kombinim i fitnesit, jogës dhe vallëzimit, forcojnë muskujt, tendosin trupin, por edhe ofrojnë relaks të shkëlqyer.
Udhëzim
Ushtrimet bëni pa pauza. Nga pozita fillestare shkoni deri te ajo e fundit. Përsëritjet, po ashtu, bëni pa pauza. Veproni ngadalë dhe me kontroll. Pa lëvizje të menjëhershme. Është me rëndësi që në çdo moment të ndieni se si zgjohen dhe aktivizohen muskujt.
Për prapanicë të fortë dhe këmbë të holla
Lakojeni gjurin e djathtë dhe zgjateni këmbën e majtë. Grushtin e djathtë vendoseni mbi të majtin dhe mbajini pranë trupit, ndërsa pastaj lëvizni duart majtas dhe njëkohësisht zgjateni këmbën e djathtë dhe lakojeni gjurin e majtë. Pa pauzë kthehuni në pozitë fillestare dhe bëni nga gjashtë deri në tetë përsëritje nga dy seri, ndërsa pastaj ndërroni anët. Ky ushtrim forcon përqendrimin dhe formëson muskujt e pasëm të këmbës dhe prapanicën.
Për energji dhe fuqi
Hapni këmbët, drejtojeni shpinën dhe lakoni gjunjët. Duart mbani përpara trupit, gjysmë të lakuara, ndërsa nga kjo pozitë drejtoni këmbët dhe njëkohësisht rrotullojeni pjesën e sipërme të trupit në të majtë dhe duart zgjatni duke i mbajtur në nivel me supet. Bëni nga tetë deri në dhjetë përsëritje për secilën anë, me nga dy seri.
Për këmbë dhe supe
Zgjateni këmbën e majtë përpara, bashkoni shuplakat para gjoksit, dhe pastaj nga kjo pozitë duke bërë një hap barteni peshën në këmbën e djathtë. Shtrini duart ashtu që shuplakat të jenë paralele. Bëni nga tetë deri në dhjetë përsëritje për secilën anë, nga dy seri. Ky ushtrim do të formësojë këmbët tuaja dhe muskujt e supeve.
Për relaks
Qëndroni ashtu që shputat të preken, shtylla kurrizore është drejtë, ndërsa duart gjenden mbi kokë të bashkuara në shuplaka. Nga kjo pozitë përkuleni trupin përpara dhe me duar kapni majat e gishtave të këmbëve, ndërsa pastaj drejtojuni ngadalë. Bëni nga 10-15 përsëritje në dy seri.
Për trup të zhdërvjellët
Uluni mbi thembra, shuplakat lëshoni përpara gjunjëve, drejtojeni shtyllën kurrizore dhe shikoni para jush. Nga kjo pozitë barteni peshën në duar dhe ngriteni trupin dhe prapanicën lartë. Ky ushtrim bëhet në dy seri nga tetë deri në dhjetë përsëritje. Krahas asaj që trupi juaj bëhet më elastik, ky ushtrim i forcon edhe muskujt e prapanicës.
Për bel të hollë
Uluni mbi thembra, drejtojeni shpinën, ndërsa duart vendosni përpara jush, ashtu që majat e gishtave të prekin në dysheme. Pastaj lëvizni ijët përpara, me dorën e djathtë mbajeni këmbën e majtë, ndërsa duke e mbajtur dorën e majtë mbi kokë tërhiquni sa më shumë prapa. Pas 8-10 përsëritjeve në dy seri, ndërroni anët. Tendosja është pjesë përbërëse e ushtrimeve, ndërsa nëse e bëni rregullisht, ky ushtrim do të hollojë belin tuaj.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre