LAJMI I FUNDIT:

Turqia ua kthen përgjigjen grekëve, pas deklaratave të tyre për Shqipërinë: S’keni kapacitete për të kuptuar! (Video)

Turqia ua kthen përgjigjen grekëve, pas deklaratave të tyre për Shqipërinë: S’keni kapacitete për të kuptuar! (Video)

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama për çështjen çame, kanë marrë përgjigjen e parë nga Ankaraja zyrtare.


Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se “ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve”.

“Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e diplomacisë turke, raporton TCH.

Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke ‘u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban’.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori