LAJMI I FUNDIT:

Tjetër skandal në RTSH, shkarkohet nga puna kantautori i njohur David Tukiçi

Tjetër skandal në RTSH, shkarkohet nga puna kantautori i njohur David Tukiçi

Radio Televizioni Shqiptar duket se së fundmi është përfshirë në një tjetër skandal, pas atij të organizimit të dobët të edicionit të 55-të të “Festivalit të Këngës”.

Kësaj here, ngjarja ka të bëjë me shkarkimin nga puna në orkestrën e RTSH-së, kantautorin e njohur David Tukiçin.


Ka qenë pikërisht vëllau i tij Genc Tukiçi, i cili përmes një statusi të publikuar në llogarinë personale në Facebook, ka kërkuar mbështetje për karrierën e pasur të vëllait të tij jo vetëm në RTSH, por në gjithë artin shqiptar, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë David Tukiçi mbahet mend si pjesmarrës dhe fituesi i Festivalit të tetë të këngës në RTSH me këngën e mrekullueshme “Dhuratë për ditëlindje”, këngë me të cilën edhe sot e kësaj dite ‘etiketohet’ Festivali i RTSH-së, si një ndër këngët më të bukura të tij ndër vite.

Genci citon se vendimi i RTSH-së, i duket i pashpjegueshëm dhe në rastin më të keq, e konsideron si amatoresk, dashakeq, dhe injorant.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Te dashtun miq
Do te doja te ndaj me ju indinjaten lidhur me vendimin e Drejtorise se pergjithshme te Radio Televizionit Shqiptar per pushimin nga puna , pa asnje motiv, te vellait tim David Tukiçi.
Dua tju shkruaj me rrealizem dhe sinqeritet per Davidin , jo si vellai im, por per Davidin si nje muzikant me shume vlera , si figure artistike e Kombit Shqiptar, duke ruajtur edukaten dhe modestine qe prinderit tane na kane mesuar.
Ne rastin me te mire , vendimi i drejtorise se RTSH , me duket i pashpjegueshem dhe ne rastin me te keq , do ta konsideroja amatoresk, dashakeq, pse jo …edhe injorant….
Davidi punon ne RTSH qe nga viti 1983 , duke kontribuar me punen e tij krijuese ne te gjitha zhanret ….ka kompozuar opera , simfoni,dhe shume vepra vokale dhe instrumentale , te interpretuara ne Shqiperi dhe neper bote…12 vjeç, fitues si kengetar i çmimit te pare i festivalit te RTSH dhe me pas si kompozitor me kenget “Mire se vjen dit’ e ré” , Sagapo te dua” etj…mbas disa vitesh ne Itali , ku me dekret te Presidentit te Italise i akordohet Qytetaria e Nderit( me motivacion,per kontributin qe Davidi ka dhene me krijimtarine e tij , per rrezatimin e kultures dhe muzikes neper bote..) ai rikthehet ne Shqiperi , ne RTSH, ku ai ka vazhduar te punoje i palodhur… po ,i palodhur , kte gja te gjithe e dine …qe nga polici i radios deri tek muzikantet …modest dhe i ndershem …motoja e tij, pasioni per punen,krijimtarija muzikore, rrespekti per te tjeret……i dipllomuar ne Paris ne nje nga shkollat me te mira ne planet…ai nuk i njeh fjalet ” i paarritshmi “, “gjigandi”…qe rendom i akordohet shume muzikanteve ne Shqiperi…
Davidi, qe njeh shkelqyshem zanatin e tij, me CV-ne qe ka , do te punesohej nga çdo institucion artistik kudo ne bote, 4 vjet para se ai te mbushe moshen e pensionit, pushohet nga puna nga Drejtoria e RTSH, intitucion ku ai eshte rritur, ka kontribuar dhe ….pushuar!!!
Davidi, me zotnillekun e tij nuk do te me lejonte te shkruaj keto rreshta …por une mendoj qe rasti i Davidit duhet te sherbeje si shembull ne pejsazhin e kultures dhe muzikes shqiptare ku siç thojne ne Shkoder, mos te kete ma loje rrenash..,
Te dashtun miq….kerkoj nga ju jo vetem mbeshtetjen morale por edhe rreale , qe Davidi te mund te punoje ne zanatin e tij….do te shihni se ai , kudo qe punon , nderon vehten dhe te tjeret…
Juaji Genc Tukiçi” (sic.), shkruan ai në statusin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
FRIKË

FRIKË

Poezi
Didaktikë historie

Didaktikë historie

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Shqipja e kërcënuar!

Shqipja e kërcënuar!

Analiza
Kalo në kategori