LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti një delegacion me diplomatë austriakë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon

Thaçi priti një delegacion me diplomatë austriakë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe tërë ambasadorët austriakë të vendosur në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi me delegacionin austriak ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.


“Progresi në Kosovë është rezultat edhe i mbështetjes dhe përpjekjeve të Austrisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai me delegacionin austriak ka folur edhe për dialogun, duke shprehur bindjen se dialogu nuk ka alternativë.

“Kosova ka raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, drejtori për Evropë i Qeverisë së Austrisë, Alexander Schallenberg, u shpreh se “për Austrinë është i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëpunimi i shteteve të rajonit me njëri-tjetrin”.

Për iniciativën e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se edhe ndërkombëtarët e përkrahin krijimin e ushtrisë, porse dallime ka vetëm rreth metodologjisë së krijimit të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori