LAJMI I FUNDIT:

Të pasurit fëmijë do të thotë më pak gjumë për gratë, por jo për meshkujt

Të pasurit fëmijë do të thotë më pak gjumë për gratë, por jo për meshkujt

Të gjithë e dimë se të bërit prind nënkupton t’i thoni lamtumirë tetë orëve gjumë. Bisedoni me cilindo prind dhe do t’i vëreni rrathët e zi poshtë syve të tyre, përderisa tregojnë se si bebja e tyre ka qarë nga ora 2 e mëngjesit deri në 10 të mëngjesit.

Sidoqoftë, disa hulumtime të reja sjellin disa fakte të reja për të cilat duhemi të zemërohemi: përderisa të pasurit fëmijë do të thotë më pak gjumë, faktikisht do të thotë më pak gjumë për gratë, por jo edhe për meshkujt, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit kishin kryer eksperimente të shumta, përmes së cilave kishin zbuluar se të pasurit fëmijë nuk kishte ndikuar në pengimin e gjumit të meshkujve, por vetëm të grave.

Nuk dihet saktësisht se si ia bëjnë, por meshkujt ia arrijnë t’i bëjnë tetë orë të plota gjumë brenda nate, përderisa gratë bëjnë më pak se gjashtë orë gjumë.

Kjo do të thotë se meshkujt janë më të lumtur si prind, përderisa nënat janë më të lodhura.

Duhet të ceket se gjumi është tejet i rëndësishëm dhe mungesa e tij mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e nënës. /Telegrafi/