LAJMI I FUNDIT:

Si t’i gjeni takat e përsosura që nuk iu shkaktojnë dhimbje në këmbë?

Si t’i gjeni takat e përsosura që nuk iu shkaktojnë dhimbje në këmbë?

Një ndër pedikyristet më të mira ka zbuluar formulën tri-hapëshe për të gjetur takat të cilat nuk ju shkaktojnë agoni.

Emma Supple thotë se disa gra janë të ‘ndërtuara’ për të mbathur taka të larta, përderisa disa tjera vuajnë vetëm pak momente pasi të kenë mbathur takat më të shkurtra që ekzistojnë, transmeton Telegrafi.


Por, për të zbuluar se cilës nga këto dy kategori i përkitni, Emma thotë se ekziston një formulë tri-hapëshe që do t’ju ndihmojë ta kalkuloni gjatësinë e përsosur të takave (PHP) brenda pak minutave.

Sipas saj, matja varet nga fleksibiliteti i ashtit të dredhuar që e lidhë këmbën me shputën.

istock-86056987-medium

Si e matni gjatësinë e përsosur të takave?

1) Hiqni këpucët, uluni dhe mbajeni këmbën drejt jush për t’u relaksuar. Nëse shputa qëndron në këndin e duhur me këmbën pa lëvizur, atëherë ju keni më pak lëvizshmëri dhe do të ndjeheni më shumë komode në këpucë të rrafshëta. Sidoqoftë, nëse maja e shputës e ndjek linjën e këmbës, atëherë i përkitni grupit të parë – pra jeni e lindur për të mbathur take.

2) Për hapin e dytë ju duhet ndihma e një shoqes. Për ta zbuluar gjatësinë ideale të takave, bëni që shoqja apo shoku, me ndihmën e metrit, t’jua matë thembrën një linjë të drejt në dysheme, pastaj të vendosë një laps në topin e këmbës në këndet e duhura me metrin.

3) Kudo që shiriti metrik e prek lapsin, aty tregohet edhe gjatësia e përsosur e takave.

Falë kësaj formule të thjesht tani mund të tregoheni shumë më e mençur kur blini këpucë. /Telegrafi/