LAJMI I FUNDIT:

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Testet e shtatzënisë në shtëpi tregojnë shumë saktë nëse jeni shtatzënë apo jo, nëse i bëni në kohën e duhur

Megjithatë, ndonjëherë mund të ndodhë që testi të tregojë rezultat negativ, edhe pse shtatzënia ekziston, transmeton Telegrafi.


Kur testi është negativ i rremë?

1. Keni bërë testin shumë herët

Duhet kohë që trupi të prodhojë hormonin beta HCG dhe testi e zbulon atë. Është mirë që testi të bëhet kur menstruacionet janë disa ditë me vonesë.

2. Cikli menstrual i parregullt

Zakonisht bëni testin shumë herët, sepse nuk jeni të sigurta se kur do t’ju vijnë menstruacionet. Prisni dy deri në tre javë nga koha kur supozoni se do të keni menstruacionet.

3. Shtatzënia ektopike

Shtatzënia ektopike ndodh kur një vezë e fekonduar implantohet jashtë mitrës, zakonisht në tubat fallopiane. Në atë rast, trupi duhet të prodhojë hormonin beta HCG për shumë më gjatë, kështu që një test negativ ndodh.

Kjo shtatzëni duhet të ndërpritet sa më parë, sepse mund të ketë pasoja të rënda për sistemin riprodhues të gruas. Ju do ta njihni atë me dhimbje të forta barku, gjakrrjedhje vagjinale, të vjella. Nëse vëreni këto simptoma, kërkoni ndihmën e mjekut sa më shpejt të jetë e mundur.

4. Ushqyerja me gji

Kur një grua ushqen me gji, trupi i rregullon hormonet pak më ndryshe. Kjo është arsyeja pse shpesh nënat që kanë pasur gjithmonë cikle të rregullta, tani mund të kenë cikle të parregullta.

5. Testi nuk është i mirë

Edhe pse është shumë e rrallë, ndonjëherë testi thjesht nuk është i mirë ose afati i përdorimit ka skaduar, kështu që nuk mund të zbulojë më hormonin beta HCG.

Çfarë mund të shkaktojë vonesa në menstruacione?

Nëse e përsëritni testin pas disa ditësh dhe përsëri rezulton negativ, atëherë ndoshta nuk bëhet fjalë për shtatzëni. Ka disa arsye për vonesën e menstruacioneve, si:

▪ stresi dhe ankthi
▪ vezoret policistike
▪ shumë stërvitje
▪ problemet e tiroides
▪ dietat shumë kufizuese

Në rast se menstruacionet nuk po vijnë ende, dhe shtatzënia nuk është padyshim në pyetje, kontaktoni një mjek për t’ju ndihmuar të zgjidhni problemin. /Telegrafi/