LAJMI I FUNDIT:

Si të bëheni të pasur nëse keni një jetë mesatare?

Si të bëheni të pasur nëse keni një jetë mesatare?

Nëse jeni duke bërë mjaftueshëm para sa për të bërë një jetë mesatare, me siguri se mund të gjeni shumë mënyra për të kursyer para. Por, asnjëra nuk do t’ju mundësojë të kurseni më shumë sesa të qenit i lumtur me një stil të jetës që nuk kushton shumë.

Siç shpjegon sajti për financat personale, Four Pillar, nuk ka asgjë të gabuar nëse dëshironi një stil të jetesës që kushton shumë. Sidoqoftë, atë stil të jetesës do ta arrini më me vështirësi sesa dikush që është i kënaqur me një shtëpi të vogël dhe stil modest të jetesës, transmeton Telegrafi.


Paramendoni personin “A” i cili dëshiron një shtëpi të madhe, disa vetura sportive, një gardërobë me veshje të reja çdo sezonë, aksesorë të ri çdo muaj etj. Pastaj, konsiderojeni personin “B” i cili vetëm dëshiron lidhje të mira me miqtë, partnerin etj., dhe liri për të punuar pa dëshiron për të blerë gjëra të shtrenjta.

Nuk ka asgjë të gabuar me këta persona dhe dëshirat e tyre, por dallimi është se personit “B” i duhet të shpenzojë shumë më pak para për t’i përmbushur dëshirat e veta. Si rezultat i kësaj, personi “B” ka më shumë mundësi të arrijë pavarësinë financiare sesa personi “A” – shpenzimet e të cilit janë më të mëdha. /Telegrafi/