“Këtë që po e bëjmë për refugjatët është simbolike, ndërsa atë që duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare është ajo e vërteta”. Kështu thotë Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare “Legis”. Ai shton se kanë arritur të sigurojnë ushqim për t’i gëzuar refugjatët para festës së Bajramit, me drekë dhe argëtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Intensiteti i festimit të festës veçse është i madh dhe ndjehet në të dy qendrat në Tabanovc dhe Gjevgjeli. Nesër dhe pasnesër fëmijët do të kenë mundësi që të zbaviten”, u shpreh për TV21, Jasmin Rexhepi, nga OJQ “Legis”.
Përfaqësues nga “Legis” dhe nga Ambasada e parë në botë për fëmijë “Megjashi” prej datës 20 deri 22 qershor, gjatë kohës së Ramazanit, personalisht i vizituan kampet e refugjatëve në zonën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë. Ata dërguan ndihmë humanitare, rroba dhe këpucë për 350 fëmijë në pesë qendra për fëmijët refugjatë pa përkujdesje prindërore.
“Në një moment dëgjova të shtëna. Më thanë se kjo po ndodh shumë shpesh. Nuk mund të besoja se kufiri është afër dhe i ndarë me mur. Më erdh keq që ata njerëz ishin vetëm 2-3 kilometra larg vendit të tyre dhe u duhet të jetojnë jashtë tij”, tha Dragi Zmijanac, Kryetar i “Megjashi”.
Ndihma humanitare është siguruar përmes mjeteve të mbledhura nga qytetarët e Maqedonisë gjatë fushatës “Maqedonia – me dashuri për Alepon”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre