LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, e 91-ta në botë për nga importi i armëve

Shqipëria, e 91-ta në botë për nga importi i armëve

Shqipëria importoi armë në vlerën e shtatë milionë dollarëve gjatë vitit 2015, tregojnë të dhënat e Institutit Ndërkombëtar të Paqes së Stokholmit. Armët e importuara gjatë 2015-ës kanë si vend origjine Gjermaninë. Sipas regjistrit tregtar, bëhet fjalë për dy helikopterë të llojit EC145.

Me Gjermaninë, Shqipëria duket se thyen trendin e viteve të fundit, kur Franca mbizotëron si eksportuesi kryesor i armëve pavarësisht se në sasi të vogla.


Të dhënat tregojnë se gjatë 2012, 2013, dhe 2014-ës Franca ka shitur armë në Shqipëri në vlerën e 15, 7 dhe po shtatë milionë dollarëve, për një total prej 29 milionë dollarësh. Edhe këtu flitet për helikopterë, katër të llojit Cougar.

Në vitet 2003 dhe 2005 ka qenë Italia vendi i origjinës së armëve të importuara.

Pas viteve `90, importi i armëve ishte mjaft i vakët, në një shumë totale prej 75 milionë dollarësh, dhe ku Franca mbetet furnizuesi numër një, me 29 milionë dollarë, e ndjekur nga Kina me 26 milionë dollarë, Gjermania me 11 milionë dollarë dhe Italia me nëntë milionë dollarë.

Që prej vitit 1950, e deri më sot, Shqipëria ka importuar armë në vlerën e 2.8 miliardë dollarëve me Kinën që mbetet furnizuesi kryesor. Kina na ka shitur armë në vlerën e rreth 2.2 miliardë dollarëve, nga 2.8 miliardë që është totali.

Për vitin 2015, Shqipëria rezulton të jetë vendi i 91-të më i madh importues i armëve në botë, ndër 121 shtete importuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori