Shkencëtarët e Harvardit thonë se ky është sekreti për të bërë miq të rinj
Në fëmijëri vazhdimisht ballafaqohemi me mundësi për të krijuar miq të rinj, mirëpo me kalimin e kohës shumë nga marrëdhëniet tona stabilizohen, ndërsa koha që kalojmë për tu shoqëruar me të tjerët shpenzohet duke i mbajtur kontaktet me miqtë tanë ose duke takuar partnerë potencial
Krijimi i një miqësie të re pas kolegjit del të jetë paksa më sfiduese, por siç theksohet në “Psychology Today”, shkencëtarët e Harvardit sugjerojnë një teknikë të caktuar të bisedës e cila mund t’i përmirësoj shanset tuaja për të bërë miq të rinj, transmeton Telegrafi.
Kur bisedojmë me të panjohurit dhe kur bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për ta mbajtur dialogun të balancuar, ne zakonisht përfundojmë duke folur për veten më shumë sesa duke i bërë pyetje personit tjetër.
Arsyetimi ynë në të vërtetë është shumë i sjellshëm – ne frikësohemi se e ofendojmë duke ndërhyrë ose fyejmë me pyetjen e gabuar dhe është shumë më e lehtë dhe më e sigurt që të flasim për veten tonë.
Mirëpo, autorja e studimit, Karen Huang dhe kolegët e saj, zbulojnë se duke bërë pyetje dhe duke vazhduar me pyetjet pasuese, ne vërtetojmë pikëpamjen e tjetrit dhe shprehim interesim ndaj tij. Hulumtimi tregon se kur u provua me pjesëmarrës të tjerë të studimit, individët që parashtruan më shumë pyetje u vlerësuan si më të pëlqyeshëm.
“Ironikisht, ata të cilët iu pyetën më shumë pyetje dinin më pak për partnerët e tyre, por gjithsesi i pëlqyen më shumë ata”, shkruan David Ludden, Ph.D., autor i “Psikologjisë së Gjuhës”
Kështu që herën tjetër që jeni duke bashkëbiseduar me persona të rinj, për të cilët shpresoni që një ditë të jenë miqtë tuaj – ose në qoftë se doni të lini një përshtypje të parë të mirë – merrni shembull nga ky studim dhe sigurohuni që jeni më të përfshirë në bisedë me partnerin tuaj të bisedës duke parashtruar më shumë pyetje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre