LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Do të shpërblehen ushtarët që ndihmuan në shuarrjen e zjarreve

Sheqerinska: Do të shpërblehen ushtarët që ndihmuan në shuarrjen e zjarreve

Të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët kanë marrë pjesë dhe ndihmuan në shuarjen e zjarreve do të shpërblehen me para, paralajmëroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të formimit të ARM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur zjarret u zgjeruan këtë verë nëpër shumë pjesë të shtetit tonë, potencoi Sheqerinska, Armata sërish e para doli në ndihmë.


“Me helikopterë të cilët ishin shpëtim për shumë fshatra dhe për shumë familje, të cilët dy javë nuk dinin të pushonin, në aksione të rrezikshme dhe të lodhshme, me 60 përfaqësues shtesë dhe pjesëtarë të forcave tokësore të cilët çdo ditë luftuan me zjarret, duke lënë gjendjen e mirë të qytetarëve të tyre para të vetes. Ky përkushtim i patundur dhe kjo sakrificë meriton të vlerësohet nga të gjithë ne dhe nga shteti”, theksoi Shekerinska në tubimin solemn të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së.

“Guximi e di që nuk paguhet me para, por edhe kujdesi nuk guxon të lihet vetëm në fjalë. Guximi dhe përpjekja heroike e ushtarëve tanë nuk guxojnë të kalojnë pa mirënjohje”, tha Sheqerinska. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori