LAJMI I FUNDIT:

Shënohet dita e çlirimit të Pejës

Shënohet dita e çlirimit të Pejës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bashkë me Shoqatën e Invalidëve dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, shënoi sot 18 vjetorin e çlirimit të Pejës.

Në ora 11:00, u bën homazhe dhe u vendosën kurora lulesh tek Busti i Shkelzen Haradinaj dhe Lapidari i Dëshmorëve të Kombit në qendër të qytetit, ndërsa në ora 11:30 u zbulua pllaka e Dëshmorit Francesko Bider, në parkun që mban emrin e tij. Francesko ishte shtetas Italian që dha jetën në Koshare, në luftë për çlirimin e vendit.


Akademia solemne e shoqëruar me një koktej rasti, u mbajt në ora 12:00 në prani të familjeve të dëshmorëve si dhe personaliteteve nga jeta politike, shoqërore e ushtarake. Në akademi, fjalë rasti mbajtën: Sali Lajçi, në emër të eprorëve të UÇK-së, Fatmir Gashi, kryetari i AAK-së në Pejë dhe Safete Shala, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Pejë.

Me pas, Dega e OVL të UÇK-së në Pejë, ndau mirënjohjet dhe dekoratat.

Mirënjohje me motivacion: Lajmëtar i lirisë, u nda për Haki Morinen dhe Gazmend Agushollin.

Dekoratat me Urdhërin Adrian Krasniqi, me motivacion “Luftëtar i dalluar” u ndanë për: Avni Elezaj (post mortum), Shaban Lajqi Mixha (post mortum), Mahir Lajqi Rugova (post mortum), Adem Beka, Adem Islamaj, Arben Lulaj, Besnik Shala, Ilir Gashi, Mergim Shala, Sabit Kastrati, Nezir Isufi dhe Sami Krasniqi. Dekoratat, me rekomandim të OVL të UÇK-së Pejë, u miratuan nga Komandanti i ZO të Dukagjinit Ramush Haradinaj.

Dhe në fund, u nda për herë të dytë, Dekorata me Urdhërin Bekim Berisha ABEJA, me motivacion “Nderi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kësaj radhe për ish nënkryetarin e SHIL UÇK në Pejë, Ukë Krasniqi. E njëjta dekoratë, iu nda për herë të parë Invalidit të Luftës Shpëtim Agusholli, me 28 prill, në përvjetorin e plagosjes së tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori