Shenjat e plakjes më së shumti shihen në qafë: Ndiqni këta hapa që të dukeni më të reja
Derisa fytyrën për çdo ditë e përkëdhelim dhe e ruajmë nga ndikimet e ndryshme dëmtuese të cilat i shkaktojnë shenjat e plakjes, lëkurën e qafës shumë shpejt harrojmë
Atë që shumica e damave nuk e dinë që ato janë shenja të plakjes – rrudhat dhe lëkura e lëshuar – më së shumti shihen bash në këtë pjesë të trupit (përreth shuplakave dhe duar).
Këto janë këshillat se si mund të pengoni plakjen e hershme, por edhe ndryshimet e përgjithshme të cilat vijnë me moshën:
Qitni mjaft faktorë mbrojtës
Gjëja më e rëndësishme për të cilën gjithmonë duhet patjetër të mendoni është përdorimi i kremit me faktorin mbrojtës. Aq më tepër, është e nevojshme që të përdorni shumë më tepër kremra në qafë, sesa në fytyrë. Rregull e përgjithshme është që në lëkurë të qafës dhe në gjoks të përdorni kremin.
Mbroni qafën me kapelë
Bartja e kaftanit mbron trupin tonë nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit, ndërkaq në këtë mënyrë edhe mbroheni nga djegia e lëkurës, derisa kapela e këtillë mbron lëkurën “nga lart”. Në këtë mënyrë nuk do t’i krijoni vetes njolla të cilat në këtë kohë gjithnjë e më shumë femra i kanë në moshën e shtyrë, transmeton Telegrafi.
Kremi për fytyrë është krejtësisht i mjaftueshëm
Në barnatore dhe në dyqane të kozmetikës mund të blini kremra të posaçme për lëkurën e qafës dhe të gjoksit (dekoltesë), mirëpo në përgjithësi krejtësisht të mjaftueshme janë kremrat për fytyrë. Kërkoni produkte me peptide dhe retinole, të cilat ngadalësojnë plakjen dhe ripërtërijnë lëkurën.
Flini në shpinë
Kjo është poza më e mirë e gjumit për shumë arsye – gjatë natës lëkura e qafës do të jetë e tendosur, derisa flini në stomak i bëni presion fytyrës dhe qafës për shkak të pozitës së kokës në jastëk. Gjumi në stomak shkakton shfaqjen e rrudhave.
Shikoni më pak celularin
Falë aplikacioneve të ndryshme interesante, shikimi ynë shpesh është i drejtuar me sy poshtë, përkatësisht në celular. Linjat horizontale të cilat shfaqen kur përkulim kokën poshtë, me kalimin e kohës mund të thellohen për shkak të lakimit të shpeshtë të lëkurës së qafës. Ose shikoni më pak fotografi në Instagram apo ose mbani telefonin në nivelin e syve, në mënyrë që të mos jeni të detyruar të përkulni kokën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre