LAJMI I FUNDIT:

“Satan 2” raketa bërthamore ruse, që mund të shkatërrojë një vend të madh si Franca (Foto/Video)

“Satan 2” raketa bërthamore ruse, që mund të shkatërrojë një vend të madh si Franca (Foto/Video)

Rusia ka prezantuar raketën më të madhe bërthamore që ndonjëherë e ka ndërtuar, që sipas zyrtarëve ushtarakë rusë ka fuqi të shkatërrojë një vend të madh si Franca, shkruan Mirror.

Presidenti rus Vladimir Putin është duke kërkuar me ngulm ta zëvendësoi arsenalin e SS-18 me raketën bërthamore RS-28 Sarmat e njohur edhe si Satan 2, transmeton Telegrafi.


Në bazë të fotografive të postuara në internet nga Makeyev Rocket Design Bureau, ky sistem i avancuar është i pajisur me 16 koka bërthamore.

2

Sipas zyrtarëve ushtarakë rusë, kjo armë që pritet të jetë e gatshme për lansim deri në vitin 2018, do t’i bëjë bombat e lëshuara në Hiroshima dhe Nagasaki të duken si “lodra”.

Ekspertët e armëve në Moskë, pretendojnë se raketa e shumëpërfolur Sarmat apo ndryshe e njohur si Satan 2”, është e projektuar që të fluturojë në distanca të mëdha sa për të sulmuar Londrën apo bregun lindor-perëndimor të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/