LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton RAM memorien me 8GB

Samsung prezanton RAM memorien me 8GB

Samsung ka njoftuar për lansimin e RAM memories 8 gigabajtëshe për telefonat e mençur, kompjuterët tablet dhe pajisjet tjera mobile.

RAM-i 8GB LPDDR4 pritet të gjej zbatim në pajisjet mobile gjatë vitit të ardhshëm. Kapaciteti i tillë do të jetë një risi në tregun e këtyre pajisjeve dhe në këtë mënyrë prezanton një gjeneratë të re në tregun global të telefonave dhe tabletëve.


“RAM memoria e re prej 8 gigabajtëve është e para e llojit të vet në industri dhe pritet të përmirësojë dukshëm eksperiencën e përdoruesit në pajisjen e tij mobile, veçanërisht në pajisjet me ekran të madh Ultra HD.” – thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë.

“Ne do të vazhdojmë të sjellim zgjidhje për memorie të avansuara për t’u përshtatur me kërkesat në rritje të pajisjeve që posedojnë kamerat ‘dual’, rezolucionet 4K dhe tiparet e realitetit virtual (VR),”  bënë të ditur zv drejtori i kompanisë në departamentin e memories, Joo Sun Choi.