LAJMI I FUNDIT:

Samiti i veçantë i NATO-s, një konfirmim i lidhjes së fortë Trans-Atlantike

Samiti i veçantë i NATO-s, një konfirmim i lidhjes së fortë Trans-Atlantike

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka njoftuar se në Samitin e NATO-s në Bruksel, u konfirmua lidhja e fortë Trans-Atlantike, një ndarje e drejtë e përgjegjësive për rritjen e buxheteve të mbrojtjes brenda një dekade në 2% të PBB, si dhe lufta kundër terrorizimit dhe roli i NATO-s në këtë drejtim.

Sipas MPJ-së, Shqipëria u përfaqësua me një delegacion të kryesuar nga Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Bushati dhe Kodheli.


“Në vijim të apelit të qartë të Presidentit Trump për më shumë efikasitet në luftën kundër terrorizmit, vendet aleate vendosën që NATO të anëtarësohet në Koalicionin anti-ISIL.

Liderët ranë dakord gjithashtu që, për të përmbushur të gjitha sfidat me të cilat përballet sot siguria Euro-Atlantike, është e nevojshme një ndarje më e drejtë e barrës financiare të aleancës”, thotë MPJ.