LAJMI I FUNDIT:

Rryma falas për serbët e veriut mund të ndërpritet

Rryma falas për serbët e veriut mund të ndërpritet

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) që urgjentisht t’i ndalë praktikat e kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuar në veri të Republikës te konsumatorët në pjesën tjetër të vendit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Avokati i Popullit ka publikuar të martën raportin me rekomandime lidhur me energjinë elektrike që shpenzohet në veri të Kosovës, e cila me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) u shpërndahet nëpër fatura të gjithë qytetarëve të Kosovës.


Fillimin e hetimeve për këtë çështje Avokati i Popullit e ka nisur duke u bazuar në shkrimet në media për rrymën e serbëve të veriut.

Më 7 prill të këtij viti gazeta “Zëri” kishte raportuar se më shumë se 8 milionë euro energji elektrike, e cila shpenzohet nga serbët në veri të Kosovës edhe më tutje vazhdon t’u shpërndahet nëpër fatura të qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

Nga përfundimi i luftës e deri më tash serbët në veri kanë shpenzuar energji elektrike prej më shumë se 100 milionë eurosh. Humbjet komerciale dhe teknike të energjisë elektrike në vend edhe më tutje vazhdojnë të jenë tejet të larta, ndonëse sipas kontratës së privatizimit ato është dashur të ulen nga viti në vit.

Zvogëlimi i humbjeve të energjisë elektrike dhe modernizimi i rrjetit të shpërndarjes ishte njëri nga arsyet e privatizimit të distribucionit. Por, ndonëse kanë kaluar disa vite nga privatizimi i rrjetit ndryshimet pothuajse nuk po vërehen fare. Madje ditë më parë KEDS-i është gjobitur nga ZRRE-ja pasi ka aplikuar reduktime në emër të punimeve në rrjet e që në realitet një gjë të tillë nuk e ka bërë fare.

Sipas të dhënave zyrtare, të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), nga viti 2013 deri në vitin 2015 humbjet kanë rënë për 4,5 për qind derisa caku i përcaktuar nga ZRRE-ja që duhet të arrihej për këtë periudhë ishte 8,5%. Pra, 3% për vitin 2013, 3% për vitin 2014 dhe 2,5% për vitin 2015. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori