Studimet e fundit tregojnë se disa veti të cilat perceptohen si negative mund të jenë të lidhura me nivel më të lartë të inteligjencës. E vërtetë apo vetëm po i bëjmë qejfin vetes?
Një nevojë e thellë për t’u ndjerë mirë për sjelljet tona të këqija, ka krijuar një lulëzim në shkencën “pop” që rregullisht shpjegon se ato veprime të cilat mendonit se janë të tmerrshme, janë në fakt të mira. Shembulli më i fundit i kësaj është një studim i kohëve të fundit nga hulumtuesit italianë që sugjerojnë që ata që konsumojnë rregullisht çokollatën i bëjnë mirë trurit dhe pjesës e cila rregullon kujtesën. Nuk janë vetëm të varurit nga çokollata të cilët mund të gjejnë ngushëllim për mëkatet e tyre në shkencë. Ka mjaftë studime kërkimore për të krijuar një nga hitet më të mëdha të provave egocentrike të dizajnuara për të provuar se të gjitha zakonet tuaja të këqija janë zakone të mira.
E shtyni alarmin çdo mëngjes? Urime, jeni të veçantë!
Zogu i hershëm e kap krimbin, me sa duket. Por, me të vërtetë, kush dëshiron të kapë një krimb? Zogjtë e natës e dinë se asgjë e mirë nuk ndodh para orës 10:00. Dhe ka shumë dëshmi që mbështesin idenë që njerëzit e suksesshëm zgjohen vonë. Merrni shembull një studim të vitit 2009 nga hulumtuesit britanikë me titull “Pse njerëzit e natës janë më inteligjent”, i cili shkruante: “Fëmijët më inteligjentë kanë më shumë gjasa që si të rritur të qëndrojnë zgjuar natën vonë,dhe të zgjohen vonë si ditëve të javës ashtu dhe fundjavave. “Me sa duket, kjo shpjegohet me evolucionin. Meqenëse energjia elektrike është një shpikje relativisht e re, njerëzit kanë zhvilluar instinktet për të shkuar herët në shtrat. Hulumtimet nga Universiteti i Southampton gjithashtu kanë konkluduar se njerëzit të cilët shkojnë në shtrat pas orës 23:00 dhe ngrihen pas orës 80:00 të mëngjesit, ka të ngjarë të fitojnë më shumë se personat e hershëm.
Rrëmuja është çelësi i kreativitetit
Ka një lidhje mes gjenialitetit dhe rrëmujës. Një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Minesotës ka gjetur që rrëmuja ju bën më kreativ. Sipas studimit:”Mjediset e çrregullta duket se frymëzojnë të dilni nga e zakonshmja, mënyrë e cila mund t’ju sjellë deri tek ide të reja. Mjediset e rregullta, përkundrazi, inkurajojnë konvencionalen, dhe të vepruarit e “sigurt”.
Nëse jeni gjithnjë vonë në punë apo takime
Është natë e së shtunës. Ju duhej të takoheni me mikun tuaj në orën 20:00. Është 7.59 dhe ju nuk jeni larguar ende nga shtëpia. Ju shkruani mikun tuaj: “Pothuajse atje! Më vjen keq që jam vonë, problemet me trafik “A ju bën një person i keq vonesa juaj dhe gënjeshtra juaj? Jo, sipas ekspertëve. Përkundrazi, për psikologun Dr Linda Sapadin, vonesa e vazhdueshme mund të vijë nga “një problem i të menduarit obsesiv” Ju nuk jeni vonë sepse nuk ju bën për të tjerët, jeni vonë, sepse ju mendoni gjatë për gjëra. Kështu që herën tjetër kur jeni vonë, mos i fajësoni faktorët e jashtëm. Fajësoni trenin tuaj të mendimit. Shpjegoni mikut tuaj se jeni vonuar sepse jeni një mendimtar obsesiv. Unë jam i sigurt se ata do të kuptojnë.
Nëse i lini gjërat për në minutin e fundit, është dëshmi e përsosjes së brendshme
Nëse jeni perfeksionist zakonisht do të ju marrë kohë të përfundoni çfarëdo pune apo projekti në të cilin punoni deri sa ti arrini pritshmëritë e juaja. Por kjo sipas disa studime është në rregull sepse zvarritja del të jetë një shenjë e perfeksionizmit.Ndonjëherë, duke filluar diçka dhe duke e shtyer atë deri në një datë të mëvonshme dhe duke përsëritur këtë proces disa herë do të filloni të shihni gjëra të reja për të përmirësuar çdo herë që e rishikoni atë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre