LAJMI I FUNDIT:

Raport: Apple me tri modele të iPhone 8!

Raport: Apple me tri modele të iPhone 8!
iPhone 8

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë qenë pajisjet më të shitura të Apple në kohën e fundit. Këto pajisje kanë pasur sukses të madh në shitje dhe kanë ndërruar frymën e produkteve të kompanisë.

Megjithatë, iPhone 6 do të jetë sukses i dobët në krahasim me çfarë pritet të ndodh me profitin e Apple në 2017.


Sipas firmës hulumtuese, KGI Securities, Apple do të shfaq tri modele të iPhone 8 në 2017 dhe rezultati do të jetë kërkesa aq e madhe sa do të tejkalojë dukshëm ndikimin e iPhone 6 dhe 6 Plus në të hyrat e kompanisë.

Firma predikon se Apple planifikon të shesë 125 deri 150 milionë njësi të modeleve iPhone 8 në vitin e ardhshëm.

Kërkesa e madhe e modeleve të ardhshme të iPhone do të jetë rezultat i faktorëve si gjuha e re e dizajnit, teknologjia AMOLED e ekranit dhe tiparet e reja si mbushësi pa kabllo.

Raporti hamendëson se të gjitha modelet e reja do të karikohen pa kabllo, bën të ditur 9to5Mac. Pamja e modeleve të reja do t’i ngjajë modeleve paraprake mirëpo trupi nga alumini i iPhone 7 do të zëvendësohet me xham.