LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e ardhshme e Maqedonisë, përballë kthesave të mëdha

Qeveria e ardhshme e Maqedonisë, përballë kthesave të mëdha

Parimet mbi të cilat do të udhëhiqet Qeveria e re Maqedonisë, janë shtyllat bazë mbi të cilat po zhvillohen bisedimet për formimin e Qeverisë së re, ndërmjet mandatarit, përkatësisht liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizjen Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

“Anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike, sundimi i drejtësisë në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, transparenca dhe llogaridhënia e pushtetit, realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, janë shtyllat bazë mbi të cilat parime do të funksionojë Qeveria e re reformuese Maqedonisë”, kanë theksuar përfaqësuesit e partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare.


Sipas tyre, nga e marta do të diskutohet dhe për ndarjen e resorëve dhe emrat konkret që do të udhëheqin me ministritë në Qeverinë e re të Maqedonisë.

Njohësit e çështjeve politike thanë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e re e Maqedonisë do të duhej të bënte kthesa të mëdha për kthimin e vendit në procesin e integrimeve dhe sundimin e drejtësisë, për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

“Kjo Qeveri e cila duhet të formohet, mbase do të jetë Qeveria më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë, e cila do të duhet të bëj reforma thelbësore të cilat nuk janë bërë që nga pavarësia e shtetit. Kështu që, parimet bazë mbi të cilat do të udhëhiqet kjo Qeveri, gjithsesi duhet të precizohen në atë masë, që të mos lihet hapësirë manovrimi për të anashkaluar detyrimet e shumta që e presin përbërjen e re të Qeverisë të Maqedonisë”, thekson për Radion Evropa e Lirë profesori universitar, Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve politike.

Nga ana tjetër, Arsim Sinani drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa thotë se kabineti i ardhshëm qeveritar ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të kualifikuar për t’i prirë proceseve shumë të rëndësishme për Maqedoninë si shtet.

“Në Maqedoni, në pozitat udhëheqëse nuk ka nevojë vetëm për njerëz të përgjegjshëm, po ka nevojë për njerëz të cilët deri më sot nuk kanë bartur pozicione publike dhe nuk kanë qenë të përzier në asnjë formë në krimet ekonomike,njerëzore, si dhe ato kulturore që i janë bërë Maqedonisë”, thotë Sinani.

Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev në vazhdimësi ka theksuar se para përfundimit të këtij muaji do t’i përmbyllin bisedimet me partnerët e koalicionit për të dorëzuar propozimin për Qeverinë e re në Parlament, ku me prioritet pritet të votohet dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale deri në vjeshtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori