LAJMI I FUNDIT:

Qendra “Estethica”, mbushi pesë vjet: Çdo vit kanë pasur rritje të klientëve dhe shërbimeve

Qendra “Estethica”, mbushi pesë vjet: Çdo vit kanë pasur rritje të klientëve dhe shërbimeve

Në pesëvjetorin e punës së Qendrës Dermatologjike dhe Estetike “Estethica”, themeluesi i saj, Krenar Dobroshi, ka theksuar se gjatë këtyre viteve kanë punuar me përkushtim të madh. Ai ka thënë për Telegrafin se kanë bërë një punë të palodhshme, ku secili vit ka qenë sfidë në vete.

“Me një strategji dhe dedikim ndaj pacientëve, çdo vit e kemi rritur numrin e klientëve dhe shërbimeve të cilat i kemi ofruar. Mendoj se sekreti i suksesit është puna me nder dhe përgjegjësi”, ka theksuar Dobroshi.


Ai ka thënë se është angazhuar me përgatitjen e stafit i cili punon në këtë qendër. Ata, sipas tij, “do të më përfaqësojnë mua, sepse me të gjithë klientët nuk mund të takohemi”.

“Produkti jonë, ose më mirë të them i imi në raport me klientët, është analiza e fytyrës, sepse përmes saj e marrë njëfarë njohje të lëkurës; e kam të qartë se cili është problemi dhe ku duhet të intervenohet. Madje, problemet në lëkurë çdo herë mund t’i shohë edhe vet klienti”, ka shtuar Dobroshi./Telegrafi/