LAJMI I FUNDIT:

Pse mungoi Rama në foton zyrtare në Samitin e Kartës së Adriatikut?

Pse mungoi Rama në foton zyrtare në Samitin e Kartës së Adriatikut?
Kosovo's President Hashim Thaci, Croatia's Prime Minister Andrej Plenkovic, Macedonian Prime Minister Zoran Zaev, U.S. Vice President Mike Pence, Montenegro's Prime Minister Dusko Markovic, Bosnia's Prime Minister Denis Zvizdic, Serbia's Prime Minister Ana Brnabic and Slovenia's Prime Minister Miro Cerar pose for a family photo at the Adriatic Charter Summit in Podgorica, Montenegro, August 2, 2017. REUTERS/Stevo Vasiljevic

Mediat kryesore në Serbi, përfshirë agjencinë e lajmeve Tanjug, B92, gazetën Blic, por dhe shumë media të tjera kanë komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos së përbashkët në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë.

Të gjitha i janë referuar postimit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit Rama është përjashtuar nga foto familjare për shkak të paraqitjes së tij me atlete në këtë takim.


Nisur nga mbulimi i medias serbe të akuzave të Berishës, Top Channel i kërkoi një prononcim zyrtar zyrës së kryeministrit.

“Kryeminstri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19 .00 pasi të nisej zv presidenti amerikan”, tha nje burim zyrtar, raporton TCH.

“Helikopterët tanë nuk udhetojnë natën, ndaj e vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithcka u shty, edhe foto familjare.” thonë burime pranë Kryeministrisë.

Në këto kushte, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin kokë me kokë me zv presidentin Pence dhe u përshëndet me të dhe të gjithë liderët e rajonit, me pas ai u nis më përpara për shkak të detajeve të udhëtimit.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori