LAJMI I FUNDIT:

I propozon martesë me lule funerali, shikoni reagimin e vajzës (Foto/Video)

I propozon martesë me lule funerali, shikoni reagimin e vajzës (Foto/Video)

Një burrë që mendonte se metoda e propozimit për martesë do ta befasonte për të mirë partneren e tij, rezultoi të jetë e kundërta pasi ajo u tmerrua kur e pa të gjunjëzuar para saj duke mbajtur në dorë lule funerali.

Ky burrë i pafat ishte filmuar nga qindra kalimtarë rastin, derisa po qëndronte i gjunjëzuar në një rrugë të frekuentuar në qytetin Chongqing të Kinës, transmeton Telegrafi.


Fillimisht dukej se gjithçka po shkonte si është më së miri derisa arrin t’ia fusë në gisht unazën, por shfaqja e luleve të funeralit shokoi masën dhe vajzën e emocionuar.

Por ky veprim nervozoi tej mase partneren e tij, e cila fillon të qajë dhe më pas merr lulet me të cilat e godet të dashurin e saj, që kishte zgjedhur metodë të pazakontë për t’i propozuar. /Telegrafi/

2

3

4

5

6