LAJMI I FUNDIT:

Problemet me Universitetin ”Nënë Tereza” nuk kanë të përfunduar (Video)

Problemet me Universitetin ”Nënë Tereza” nuk kanë të përfunduar (Video)

Rishikimi i buxhetit i miratuar nga Qeveria parashikon shtim të mjeteve për Universitetin Nënë Tereza mirëpo ata nuk janë për fillimin e ndërtimit të objektit të ri i cili, siç shihet, nuk do të ndodhë së shpejti. Zv.ministri i arsimit Visar Ganiu njoftoi se mjetet e parapara janë për plotësimin e kuadrit si dhe përgatitjen e hapësirave të reja të universitetit në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”.

”Në shtimin e mjeteve i kemi paraparë profesorët që do të jenë të angazhuar tani në universitet për t’u ekipuar universiteti kurse nga ana tjetër kemi paraparë edhe mjete shtesë për të bërë disa riparime në objektin ekzistues që tani ka filluar dhe punon universiteti Nënë Tereza dhe në objektin që sa jam unë i informuar ka mbaruar ku në marrëveshje me komunën e Çairit do ta shfrytëzojë edhe objektin Kongresi i Manastirit”, deklaroi zv.ministër i Arsimit Visar Ganiu.


Por kjo nuk është hera e parë që Universitetet shqiptare shfrytëzojnë ambiente të shkollave fillore. Në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Shkup fillimisht ishin vendosur fakultetet e disperzuara të Universitetit të Tetovës. Gjatë vitit të kaluar akademik, UNT-ja shfrytëzoi vetëm dy salla të Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup. Gjatë kohë u përfol edhe për shkrirjen e mundshme të UEJL-së me UNT-në kurse një mundësi të tillë e kishte lënë të hapur edhe vetë kreu i bordit drejtues të UEJLS-së Denis Farrington gjatë një interviste për Alsat, i cili kishte deklaruar se një vendim konkret do të merret pas formimit të Qeverisë, gjegjësisht në pranverën që lamë pas. I kontaktuar përsëri, nga Farrington nuk morëm një përgjigje nëse mundësia e shkrirjen së dy universiteteve akoma mbetet e hapur. Zv. Ministri Visar Ganiu deklaroi se nuk mund të thotë saktësisht se kur do të fillojë ndërtimi i objektit të ri, por la të hapur mundësinë që mjetet për atë, të parashikohen në buxhetin e vitit 2018.

”Nuk kisha dashur të spekuloj tani me afate sepse dua të jem korrekt. Dua që ta respektojmë çdo procedurë komfor ligjit. Mendoj që me buxhetin 2018, varet edhe nga projekti që do ta sjellë universiteti dhe ne do të kemi hapësirë që ta fillojmë objektin. Sigurisht që ajo do të ndërtohet faza-faza por me shërbimet do ta shohim sa mjete i nevojiten për fazën e parë dhe mendoj që ato mjete do t’i sigurojmë si ministri”, shtoi Visar Ganiu.

Fillimisht për vitin 2017, për UNT-në ishin parashikuar vetëm 163 mijë euro. Me rishikimin e buxhetit, Qeveria parashikon mjete shtesë dhe shifra arrin shumën prej 1 milion e 340 mijë euro. UNT-ja ka qenë në qendër të kritikave për shkak të përshpejtimit të procedurës së hapjes së këtij universiteti para zgjedhjeve parlamentare, mënyrës së zgjedhjes së rektorit Aziz Pollozhani i cili vetë u kishte paraprijë punëve për formimin e UNT-së, përzgjedhjes së kuadrit akademik si dhe mungesës së një plani të kompletuar të funksionimit./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori